Ndërlidhjet

Erdogan: Rritje e racizmit në Evropë


Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat kanë forcuar euroskeptikët dhe partitë ekstreme të djathta, tregojnë qartë për rritjen e racizmit në Evropë.

Erdogan ka thënë se zgjedhjet, të cilat kanë përfunduar të dielën, tregonjë se brenga shumëvjeçare e Turqisë për racizmin në Evropë është “e drejtë dhe legjitime”.

Ai i ka bërë këto komente në takim me kabinetin e tij.

Erdogan ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian, do të ndihmonte si “ilaç” për racizmin dhe antisemitizmin në Evropë.

“Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia për Evropën”, ka thënë Erdogan.
XS
SM
MD
LG