Ndërlidhjet

Dënohet me burg kolumnisti azerbajxhanas


Abdul Abilov
Abdul Abilov
Një gjykatë në Baku të Azerbajxhanit ka dënuar kolumnistin opozitar, Abdul Abilov, me pesë vjet e gjysmë burgim.

Avokati i Abilovit, Xalid Bagirov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij është shpallur sot fajtor për posedim të drogës.

Bagirov ka thënë se do ta apelojë dënimin, të cilin e ka cilësuar të padrejtë.

Abilov, 31 vjeç, është i njohur për kritikat ndaj autoriteteve azerbajxhanase.

Ai është arrestuar në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG