Ndërlidhjet

Zjarr në Kishën e Lindjes në Betlehem


Ilustrim

Ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer sot në Kishën e Lindjes në Betlehem, dy ditë pas vizitës së Papa Françeskut.

Një zyrtar i Kishës, ati Ibrahim Faltas, ka përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme, duke thënë se incidenti i vogël është shkaktuar nga një qiri.

Kisha e Lindjes në Betlehem të Bregut Perëndimor është ndërtuar mbi shpellën ku të krishterët besojnë se ka lindur Jezusi.

Kjo kishë është njëri nga vendet më të shenjta për të krishterët.

Ajo tërheq më shumë se një milion pelegrinë çdo vit.
XS
SM
MD
LG