Ndërlidhjet

Obama mban fjalim për politikën e jashtme


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme, të mërkurën në Akademinë Ushtarake të SHBA-së në Uest Point.

Fjalimi pritet të zbulojë në detaje qëndrimet e presidentit për rolin e SHBA-së në botë, si dhe të prekë çështjet si programi bërthamor i Iranit, çarmatimi kimik i Sirisë, Rusia dhe Ukraina.

Fjalimi vjen pas një udhëtimi të paparalajmëruar të presidentit Obama, të dielën, në Afganistan, ku ka vizituar trupat amerikane, por nuk ka takuar presidentin Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG