Ndërlidhjet

Rasti Politkovskaya: Kërkohen dënime të përjetshme


Ilustrim
Ilustrim
Prokurorët kanë kërkuar që dy persona të gjetur fajtorë për vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, të dënohen me burgim të përjetshëm.

Prokurorët po ashtu kanë kërkuar nga Gjykata e Qytetit të Moskës që të dënojë tre të pandehurit e tjerë në këtë rast me burg nga 15 vjet deri në 22 vjet.

Gjykatësi Pyotr Melekhin ka thënë se dënimet do të shpallen më 9 qershor.

Javën e kaluar, gjykata ka gjetur fajtorë katër burra për organizimin e vrasjes së Politkovskayas, ndërsa të pestin për kryerje të vrasjes.

Politkovskaya është qëlluar për vdekje në vitin 2006 në Moskë.

Ajo ka raportuar për abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG