Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për Florim Ejupin


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyqtar i procedurës paraprake ka vendosur në lidhje me kërkesën e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka urdhëruar masën e paraburgimit për Florim Ejupin, për një periudhë prej 30 ditësh, njofton EULEX-i.

Florim Ejupi, të cilit i kishte skaduar paraburgimi, është riarrestuar pas kërkesës së prokurorit të PSRK-së bërë gjyqtarit të procedurës paraprake, në lidhje me akuzat për terrorizëm.

Ejupi akuzohet për dhënie të përkrahjes organizatës terroriste, ndihmë për autorin e aktit të terrorizmit, si dhe dhënie të ndihmës për autorin e veprës penale.
XS
SM
MD
LG