Ndërlidhjet

Obama uron Poroshenkon


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka telefonuar presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, për t’i uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të 25 majit.

Obama i ka ofruar Poroshenkos mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe ka theksuar nevojën për zbatimin e shpejtë të reformave në Ukrainë.

Dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, kur Obama të udhëtojë për në Evropë.

Poroshenko merr detyrën derisa qeveria në Kiev po përballet me separatistët e armatosur në lindje, të cilët kanë kundërshtuar zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG