Ndërlidhjet

OSBE humb kontaktet me ekipin në Donjeck


Ukrainë

Ukrainë

Misioni i posaçëm vëzhgues i OSBE-së në Ukrainë ka thënë se ka humbur kontaktet me një nga ekipet e tij në rajonin Donjeck të Ukrainës, i cili, në masë të madhe, është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se kontakti i fundit me ekipin katëranëtarësh ka qenë mbrëmjen e 26 majit, kur monitoruesit kanë qenë në një patrullë rutinore në lindje të Donjeckut.

OSBE ka thënë se Qeveria e Ukrainës, ashtu si edhe autoritetet lokale, janë njoftuar për situatën.

Një zëdhënës i organizatës i ka thënë BBC-së se monitoruesit, që të gjithë burra, përfshijnë një tuk, një zviceran, një estonian dhe një danez.
XS
SM
MD
LG