Ndërlidhjet

Armenia fton presidentin turk në përvjetorin e “gjenocidit”


Presidenti armen, Serzh Sarkisian.

Presidenti armen, Serzh Sarkisian.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka ftuar homologun turk që të ndjekë një ceremoni në Jerevan, e cila do të shënojë atë që armenët i referohen si “gjenocid” ndaj tyre, të bërë nga forcat turke otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ftesa ka të bëjë me ceremoninë e 24 prillit, 2015, e cila do të shënojë 100-vjetorin e vrasjeve.

Turqia zhvillon zgjedhjet presidenciale në muajin gusht, pasi përfundon mandati i presidentit të tanishëm, Abdullah Gyl.

Kryeministri aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dhënë indikacione se do të garojë për president.

Turqia vazhdon të thotë se dhuna e vitit 1915 është shkaktuar nga armenët dhe turqit dhe refuzon t’i cilësojë vrasjet si gjenocid.
XS
SM
MD
LG