Ndërlidhjet

KS diskutoi për Kosovën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur mbrëmë takimin e radhës, ku ka diskutuar raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kosovën, për herë të parë, e ka prezantuar presidentja Atifete Jahjaga.

Në fjalën e saj, Jahjaga i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.

Ajo ka shprehur shqetësim për rezistencën e grupeve, siç i ka cilësuar, paraushtarake dhe kriminale, ndaj shtrirjes së sundimit të ligjit në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Beogradi, pas vlerësimeve të hollësishme, do të vendosë nëse do të thërrasë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Ai ka thënë se Prishtina, me paralajmërimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, po vringëllon armët.
XS
SM
MD
LG