Ndërlidhjet

logo-print

BE do të rishikojë prioritetet politike


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të rishikojë prioritetet politike, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat kanë forcuar euroskeptikët dhe partitë ekstreme të djathta.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se votuesit kanë dërguar “meshazh të fuqishëm”.

Ai ka thënë se tani, kur Evropa po del nga kriza ekonomike, duhet të ketë një agjendë për vende të reja të punës dhe konkurrencë.

Rompuy i ka bërë këto komente pas një takimi të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se Evropa duhet të nxjerrë mësime nga zgjedhjet e saj, në të cilat pothuajse një në katër francezë ka votuar për partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar.
XS
SM
MD
LG