Ndërlidhjet

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë në Libi që ta lënë këtë vend menjëherë.

Ai ka thënë se situata atje mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të dërgojnë një luftanije me rreth 1,000 marinsa në rajon, për evakuimin eventual të zyrtarëve amerikanë.

Shqetësimet për situatën në Libi janë rritur pasi gjenerali i vetëshpallur, Khalifa Haftar, ka nisur sulme kundër militantëve islamikë në Bengazi.

Dhjetëra organe shtetërore kanë shprehur mbështetjen e tyre për Haftarin.

Por, qeveria ka thënë se sulmet e tij janë përpjekje për grushtshtet.
XS
SM
MD
LG