Ndërlidhjet

BE do të ndihmojë Serbinë nga përmbytjet


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Bashkimi Evropian ka thënë se do të japë ndihma për Serbinë, pas përmbytjeve shkatërruese, porse fillimisht është duke pritur raportin e dëmeve nga Beogradi.

“Është në duart e autoriteteve të Serbisë që të paraqesin vlerësimin e dëmit dhe ndihma do të aplikohet shumë shpejt”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Ai ka thënë se BE-ja do të ofrojë paketën e ndihmës për Serbinë, e cila nuk është anëtare e BE-së, nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian.

Përmbytjet e sivjetme në Ballkan kanë qenë shkatërruese për shumë pjesë të Serbisë dhe Bosnjës.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG