Ndërlidhjet

Administrata Obama heton zbulimin e zyrtarit të CIA-s


Obama në Afganistan

Obama në Afganistan

Një jurist i lartë i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është caktuar për të zbuluar se si është bërë publik emri i një zyrtari të lartë të CIA-s para mijëra gazetarëve në Afganistan.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caitlin Hayden, ka thënë se Neil Eggleston do të japë rekomandime që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Emri i zyrtarit është përfshirë nga stafi i Ambasadës Amerikane në një listë të zyrtarëve amerikanë që kanë takuar presidentin Obama gjatë vizitës në Afganistan, më 25 maj.

Lista i është dërguar një gazetari të “Washington Post”, i cili ka përfaqësuar mediat.
XS
SM
MD
LG