Ndërlidhjet

Dy shtetas amerikanë janë plagosur në një sulm ndaj një automjeti të konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Herat të Afganistanit.

Makina ka qenë rrugës për në aeroportin e qytetit kur është sulmuar nga persona të armatosur.

Sumi vjen pesë ditë pasi kryengritësit kanë sulmuar konsullatën indiane në të njëjtin qytet.

Në këtë sulm nuk është plagosur asnjë pjesëtar i stafit diplomatik. Së paku katër sulmues janë vrarë nga forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG