Ndërlidhjet

Lideri çeçen thotë se s’ka dërguar trupa në Ukrainë


Ramzan Kadyrov
Ramzan Kadyrov
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë se ai nuk ka dërguar trupa për të luftuar së bashku me kryengritësit pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë të postuar në profilin e tij në Instagram, Kadyrov ka thënë se dy të tretat e tre milionë çeçenëve jetojnë jashtë republikës ruse të Kaukazit Verior, “andaj ai nuk mund të dijë dhe nuk mund të kontrollojë se ku shkon secili prej tyre”.

CNN ka transmetuar pamje nga Donjecku, në të cilat luftëtarët rebelë pranojnë se vijnë nga forcat e sigurisë të Kadyrovit.

Lideri i opozitës ruse, Boris Nemstov, ka thënë se çeçenët janë dërguar në Donjeck me dijen e presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG