Ndërlidhjet

Dënohet xhihadisti kazak që luftoi në Siri


Siri

Siri

Një gjykatë në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, ka dënuar një person për terrorizëm dhe thirrje për xhihad në Siri.

Kamil Abdulin, 29 vjeç, është dënuar me shtat vjet burgim.

Ai është gjetur fajtor për propagandë terroriste, anëtarësim në një grup terrorist dhe nxitje të grindjeve fetare.

Mijëra vullnetarë nga Azia Qendrore dhe Kaukazi besohet se luftojnë në anën e kryengritësve islamikë në Siri.
XS
SM
MD
LG