Ndërlidhjet

logo-print

Snowden: Kam qenë spiun i të gjitha niveleve


Snowden gjatë intervistës për NBC-në

Snowden gjatë intervistës për NBC-në

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se ka qenë i trajnuar si spiun dhe se ka punuar fshehtas për agjencitë e zbulimit.

Duke folur në Moskë, në një intervistë për rrjetin amerikan NBC, ai ka hedhur poshtë pohimet se ka qenë kontraktor i nivelit të ulët, duke thënë se ka punuar për të gjitha nivelet.

Ai ka thënë se ka punuar si ekspert teknik për CIA-n dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare, si dhe trajner për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Snowden akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh, pasi ka publikuar dokumente të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes.

Ai jeton në azil të përkohshëm në Rusi.
XS
SM
MD
LG