Ndërlidhjet

Pro dhe kundër planit të ri amerikan në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Kandidatët për president të Afganistanit kanë mirëpritur planin e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur forca në këtë vend edhe pas vitit 2014, ndërsa talibanët kanë thënë se ai paraqet "vazhdim të pushtimit".

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se do të insistojë që një forcë prej 9,800 trupash amerikane të mbetet në Afganistan edhe pas vitit 2014, kur përfundon misioni luftarak.

“Misioni luftarak i Amerikës do të përfundojë në fund të këtij viti. Duke filluar nga viti i ardhshëm, afganët do të jenë plotësisht përgjegjës për sigurinë e vendit të tyre”, ka thënë Obama.

Sipas tij, forcat amerikane do të stërvisin forcat afgane dhe do të kryejnë operacione antiterroriste kundër Al Kaidës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se deklarata e Obamës është në përputhje me planet e aleancës për një mision trajnues.
XS
SM
MD
LG