Ndërlidhjet

Irani shënon rastet e para me MERS


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka shënuar dy rastet e para me Sindromën e Lindjes së Mesme të Rrugëve të Frymëmarrjes (MERS).

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se bëhet fjalë për dy motra të infektuara në provincën Kerman.

Njëra nga to thuhet se është në gjendje kritike.

Ato besohet se janë prekur nga një pelegrin që është kthyer nga Arabia Saudite.

Numri më i madh i të infektuarve me këtë virus, rreth 600 sish, ndodhet në Arabinë Saudite.

MERS-i mund të jetë vdekjeprurës. Ai shkakton kollitje, temperaturë dhe nganjëherë pneumoni fatale.
XS
SM
MD
LG