Ndërlidhjet

Arrestohet gazetari i REL-it në Kazakistan


Orken Zhoyamergen
Orken Zhoyamergen
Shtatë aktivistë në Astana, të cilët kanë protestuar kundër hyrjes së Kazakistanit në Unionin Ekonomik Euroaziatik, janë dënuar me burgim deri në katër ditë.

Përveç tyre, me katër ditë janë dënuar edhe tre gazetarë për mbulimin e një proteste në qytetin Illinka, përfshirë edhe korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Orken Zhoyamergen.

Ky i fundit është shpallur fajtor për huliganizëm.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka dënuar arrestimin e Zhoyamergen, duke thënë se ai paraqet shkelje të lirisë së mediave.

“Ai duhet të lirohet menjëherë, së bashku me gazetarët e tjerë”, ka thënë Pejiq.
XS
SM
MD
LG