Ndërlidhjet

Rusia arreston një militant të dyshuar islamik


Ilustrim
Ilustrim
Lideri i dyshuar i një qelize të Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit në rajonin e Moskës është arrestuar.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se 27-vjeçari, shtetas i Taxhikistanit, është arrestuar në qytetin Noginsk, pasi ka udhëhequr një grup të ndaluar islamik.

Lëvizja Islamike e Uzbekistanit, e cila është aktive në Afganistan dhe Pakistan, ndodhet në listën e organizatave terroriste, të përpiluar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ajo besohet se ka lidhje me Al Kaidën dhe militantët talibanë.
XS
SM
MD
LG