Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet prifti polak, i rrëmbyer në Donjeck


Donjeck

Donjeck

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thënë se një prift katolik polak, i cili është rrëmbyer në Donjeck të Ukrainës, është liruar.

Prifti Pavel Vitel është raportuar i zhdukur më 27 maj.

Marcin Wojciechowski, zëdhënës i ministrit të Jashtëm, Radek Sikorski, ka shkruar sot në Twitter se prifti është liruar në gjendje të mirë dhe se ndodhet nën kujdesin e diplomatëve polakë.

Konsulli i përgjithshëm i Polonisë në Donjeck thuhet se ka punuar për lirimin e tij.
XS
SM
MD
LG