Ndërlidhjet

Vuçiq: Nesër publikohet numri i të vdekurve në përmbytje


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se nesër do të bëhet publik numri përfundimtar i të vdekurve nga përmbytjet, ashtu si edhe identiteti i tyre.

Ai ka thënë se 38 persona janë raportuar të zhdukur.

“Numri përfundimtar i raporteve për të zhdukur është 38. Turp për disa njerëz që duan të rrisin numrin e të zhdukurve. Çdo emër dhe mbiemër do të jetë në dispozicion për publikun. Po ashtu do të bëhet e ditur nëse ata janë mbytur apo kanë vdekur nga sëmundjet gjatë përmbytjeve”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, numri i të vdekurve në përmbytje është 33.

Përmbytjet e sivjetme në Ballkan kanë qenë shkatërruese për shumë pjesë të Serbisë dhe Bosnjës.
XS
SM
MD
LG