Ndërlidhjet

Obama do të bëjë publik fondin anti-terrorizëm


Presidenti Barack Obama
Presidenti Barack Obama
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një fond kundër terrorizmit, i cili do t’i ndihmojë vendet e tjera të luftojnë ekstremistët radikalë.

Kerry ka thënë se presidenti Barack Obama do ta bëjë publik fondin prej pesë miliardë dollarësh gjatë fajlimit të tij për politikën e jashtme, që do ta mbajë sot në Akademinë Ushtarake në Uest Point.

Fjalimi pritet të zbulojë në detaje qëndrimet e presidentit për rolin e SHBA-së në botë, si dhe të prekë çështjet si programi bërthamor i Iranit, çarmatimi kimik i Sirisë, Rusia dhe Ukraina.

Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes, ka thënë pak ditë më parë se politika e jashtme e SHBA-së do të duket shumë më ndryshe.
XS
SM
MD
LG