Ndërlidhjet

Qetësi e brishtë në rajonin e Donjeckut


Donjeck, 27 maj 2014.
Donjeck, 27 maj 2014.
Një qetësi e brishtë është kthyer në qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, një ditë pasi dhjetëra separatistë pro-rusë janë raportuar të vrarë në luftime me forcat qeveritare.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar më herët, por më vonë ato kanë ndaluar.

Kryetari i bashkisë ka mohuar se separatistët kanë uzurpuar ndërtesa të reja publike.

Petro Poroshenko, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, ka thënë se “operacioni antiterrorist ka nisur të ketë efekt”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se populli i Ukrainës po shtyhet në “humnerën e luftës vëllavrasëse”.
XS
SM
MD
LG