Ndërlidhjet

Hollande e fton Poroshenkon për ceremoninë e Ditës D


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti i Francës Francois Hollande, e ka ftuar presidentin ukrainas Petro Poroshenko, që gjatë javës së ardhshme të marrë pjesë në përkujtimet Ditës D që do të mbahen në Francë.

Në këtë ngjarje pritet që të marrin pjesë disa liderë botërorë.

Hollande e ka ftuar në këtë ceremoni edhe presidentin rus Vladimir Putin, dhe ky i fundit e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Cereminia me rastin e shënimit të përvjetorit të 70-të të Ditës D, do të mbahet më 6 qershor.

6 qershori i vitit 1944 ka shënuar fillimin e çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist.
XS
SM
MD
LG