Ndërlidhjet

Ushtria në Libi bombardon caqet e islamistëve


Ilustrim
Ilustrim
Aeroplanët ushtarak të Libisë i kanë bombarduar bazat ushtarake të islamistëve në pjesën lindore të vendit.

Agjencitë perëndimore të lajmeve kanë cituar dëshmitarë të jenë thënë se sulmet ajrore kishin në shënjestër bazat që i përkasin një grupi islamits ne Bangazi.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave si rezultat i sulmeve.

Sulmet janë kryer nën udhheqjen e gjeneralit libian Khalifa Hiftar, i cili është zotuar se do të bëjë fushatë kundër islamistëve radikal.

Hiftar është kthyer në Libi nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 dhe ka qenë pjesë e kryengritjes për rrëzimin e Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG