Ndërlidhjet

Yatsenyuk kërkon nga Putini mbylljen e kufirit për në Ukrainë


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që ti bllokoj kufinjt me Ukrainën, në mënyrë që të parandalohet hyrja e seperatistëve përmes Rusisë në Ukrainë.

Ai ka shtuar se në qoftë se është reduktuar ndikimi i Rusisë tek seperatistët, atëherë kriza mund të përfundoj shumë shpejt.

“Situata në lindje është përkeqësuar. Një numër i kamionëve i mbushur me municion dhe luftëtarë rusë të trajnuar mirë, e kanë kaluar kufirin rus dhe kanë hyrë në Ukrainë”, ka thënë Yatsenyuk.

“Ne kërkojmë nga Rusia dhe Putini që ta bllokojnë kufirin për në Ukrainë. Në qoftë se Rusia është jashtë kësaj loje, brenda një jave kjo sitiuatë mund të përmirësohet. Por, mbështetja financiare për ta atyre po iu siguron qasje në territorin ukrainas dhe kjo po krijon vështirësi të mëdha për ne”, ka thënë Yatsenyuk.
XS
SM
MD
LG