Ndërlidhjet

Karzai e përshëndet vendimin e SHBA-ve


Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai, e ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund pranisë aktive ushtarake në Afganistan, deri në fund të vitit 2016.

Përmes një deklarate të lëshuar, Karzai ka thënë se “fundi i pranisë ushtarake amerikane dhe marrja e sigurisë nën kontrollë nga forcat afgane, ishte një dëshirë e presidentit, qeverisë dhe popullit të Afganistanit”.

Presidenti amerikan Barak Obama, më 27maj ka njoftuar se trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan deri në fund të vitit 2016, dhe deri në këtë periudhë do të kenë rol këshillues dhe do të jenë kundër terrorizimit.

Të dy kandidatët për president të Afganistanit që do të shkojnë në balotazh, e kanë mirëpritur planin e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur forca në këtë vend edhe pas vitit 2014.

Talibanët kanë thënë në anën tjetër, se ky vendim paraqet vazhdim të pushtimit.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se do të insistojë që një forcë prej 9,800 trupash amerikane të mbetet në Afganistan edhe pas 2014-ës, kur përfundon misioni luftarak.
XS
SM
MD
LG