Ndërlidhjet

logo-print
Garda Kombëtare e Ukrainës ka njoftuar sot se ka pësuar humbje të lehta por në anën tjetër i ka vrarë disa seperatistë, kur këta të fundit kanë bastisur një kazermë të ushtrisë ukrainase në Luhansk.

Ngjarjet kanë ndodhur në orët e vona të së mërkurës dhe atë pak orë pasi që presidenti i posazgjedhur i Ukrainës Petro Poroshenko, ka thënë se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Paris gjatë javës së ardhshme, vend në të cilin të dy liderët janë të ftuar për të marrë pjesë në përkujtimet e Ditës D.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Çurkin, ka thënë mbrëmë se Këshilli i Sigurimit duhet të bëjë thirrje për përfundimin e “kaosit ushtarak”.

Ambasadori ukrainas në OKB, Yuriy Sergeyev, ka shtuar në anën tjetër se Këshilli i Sigurimit, duhet ti kërkoj Rusisë që të tërheqë të gjithë ushtarët e saj dhe grupet paramilitare nga territori ukrainas.

Ngjarjet në Luhansk vijnë dy ditë pas luftimeve në aeroportin e Donjeckut në Ukrainë ,me ç’rast janë vrarë dhjetra seperatistë pro-rusë.
XS
SM
MD
LG