Ndërlidhjet

Merkel: Morrëm mësim nga dy luftërat botërore


Kancelarja gejrmane, angela merkel
Kancelarja gejrmane, angela merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se mësimet e marra nga dy luftërat botërore e kanë shtyrë atë që të marrë një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Gjatë hapjes së një ekspozite me fotografitë e Luftës së parë Botërore, Merkel ka thënë se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë ishte i papranusheme.

“Integriteti territorial është shtylla kryesore e rendit të pasluftës evropiane”, ka thënë Merkel duke shtuar se “Nëse ju filloni duke thënë gjëra si ‘kjo është e drejta ime’ dhe më pas ju vetëm merrni atë, atëherë ju do të përfundoni në një fatkeqësi të pabesueshme”.

Merkel ka pohuar se me presidentin rus Vladimir Putin, do të takohet gjatë javës së ardhshme në Paris, gjatë shënimit të Ditës D.

“E kaluara na ka mësuar, që të kemi bashkëpunim në vend të konfrontimit”, ka thënë ajo.
XS
SM
MD
LG