Ndërlidhjet

logo-print

Telashe politike në Abkhazi të Gjeorgjisë


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëssekretari i Këshillit rus të sigurimit Rashid Nurgaliyev, e ka zhvilluar një takim me presidentin de facto të rajonit të gjeorgjian të Abkhazisë, Aleksandr Ankvab.

Takimi është realizuar pasi që Ankvab ka thënë se zyra e tij është marrë nga kundërshtarët e tij si një “përpjekje e armatosur për një grusht shtet”.

Opozita vazhdon të ketë kontrollë në ndërtesën presidenciale në Sukhemi edhe mëngjesin e sotëm.

Takimi është realizuar mbrëmë vonë ku është diskutuar kriza politike.

Ndihmës presidenti i Rusisë Vladislav Surkov është takuar mbrëmë vonë ndërkaq me liderët e opozitës Raul Khajimba, Sergei Shamba, Akhra Bzhaniya dhe Vitaly Gabniy.

Opozita po e kërkon dorëheqjen e qeverisë, dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm dhe dorëheqjen e kryetarëve të rretheve lindore.

Khajimba ka thënë se opozita “përkohësisht është duke i marrë përsipër frerët” e pushtetit.
XS
SM
MD
LG