Ndërlidhjet

Vladimir Putin arrin në Kazakistan


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në Kazakistan me qëllim të nënshkrimit të dokumentit, sipas të cilit do të krijohet Unioni Ekonomik i Euroazisë në përbërje edhe të Kazakistanit e Bjellorusisë.

Putin ka arritur në Astana në orët e para të ditës së sotme, ndërsa pritet që të takohet gjatë ditës me presidentin kazak, Nursultan Nazarbajev, dhe presidentin bjellorus, Alyksandr Lukashenko.

Marrëveshja mes tyre do ta krijojë zyrtarisht një territor të unifikuar doganorë për tarifat që do të fillojnë më 1 janar të vitit 2015.

Më vonë, gjatë ditës së sotme, Putin dhe Nazarbayev, do ta nënshkruajnë edhe një memorandum, sipas të cilit, do të ndërtohet centrali i parë bërthamor në Kazakistan.

Ccentrali i ri bërthamor do të ndërtohet duke përdorur teknologjinë ruse dhe do të ndërtohet në qytetin kazak Kurchatov, në vendin ku dikur ishte kompleksi i provës bërthamore gjatë periudhës sovjetike.

Nuk dihet koha se kur do të fillojë ndërtimi i këtij centrali.
XS
SM
MD
LG