Ndërlidhjet

Snowden: Dëshiroj të kthehem në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, gjatë një inteviste të transmetuar mbrëmë në një televizion amerikan, ka thënë se dëshiron që të kthehet në Shtetet e Bashkuara, por aktualisht në qoftë se është e mundshme, dëshiron të qëndroj edhe për një kohë më të gjatë në Rusi.

Snowden akuzohet nga SHBA-ja për spiunazh, pasi ka publikuar dokumente të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes.

Snowden gjatë intervistës që është realizuar në një hotel në Moskë, ka thënë se i ka publikuar dokumentet e klasifikuara sepse ishte një “patriot”.

Ai e ka mohuar se po punon me autoritetet ruse të cilët ia kanë dhënë atij lejen e azilit në Rusi.

Gjatë ditës së mërkurë, Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, ka thënë se me publikimet e dokumenteve sekrete, Snowden e kishte dëmtuar seriozisht sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe me këtë e kishte “tradhëtuar vendin e tij”.

Gjatë një interviste për një televizion amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pasur një mesazh për ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili ndodhet në arrati.

“Bëhu trim dhe kthehu në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kerry teksa ka folur për televizionin NBC.
XS
SM
MD
LG