Ndërlidhjet

Poroshenko e Putin do të takohen në Paris


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e ka konfirmuar mbrëmë, se në javën e parë të muajit qershor do të qëndroj në Paris në ceremoninë e përvjetorit të Ditës D, ndërsa ka shtuar se atje do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Poroshenko e ka pranuar të mërkurën ftesën nga presidenti i Francës Francois Hollande, për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku pritet edhe pjesëmarrja e liderëve të tjerë siç janë presidenti amerikan Barak Obama e kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ditë më parë, se Obama nuk e ka në agjendë që të takohet me presidentin Putin.

Presidenti i Francës Francois Holande ndërkaq pritet që ta realizoj një takim me presidentin rus.

Për Putinin, ky do të jetë takimi i parë me një lider perëndimor, që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG