Ndërlidhjet

logo-print

Sonte skadon afati për t’ia paguar gazin Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Në mesnatën e sotme përfundon afati i caktuar nga Rusia që Ukraina të paguajë borxhin që ia ka gjigantit rus Gazprom, rreth furnizimeve me gaz në Ukrainë.

Në qoftë se Ukraina deri mesnatën e sonte nuk e paguan borxhin ndaj Rusisë, kjo e fundit ka kërcënuar se do ta ndërpresë furnizimin me gaz për Ukrainën që do të ketë ndikim edhe në pjesët tjera të Evropës.

Deri në mesnatën e 29 majit, Ukraina duhet t’ia paguajë Rusisë 2 miliardë dollarë dhe kjo obligohet konform një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën, se sasia e gazit e cila deri më tani nuk është paguar nga ana e Ukrainës, është më e madhe sesa tërë furnizimi vjetor që i bëhet brenda një viti Polonisë nga ana e Rusisë.

“Kjo nuk mund të vazhdoj pafundësisht”, ka thënë Putin.
XS
SM
MD
LG