Ndërlidhjet

Vritet një pjesëtar i NATO-s në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Një anëtar i Forcës Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, ka vdekur sot si rezultat i përplasjes së një helikopteri në jug të vendit.

Deklarata e lëshuar nga forcat e NATO-s në Afganistan nuk saktëson nëse helikopteri është rrëzuar nga ndonjë problem teknik apo si rezultat i sulmeve armiqësore.

Ndërkohë, nga shpërthimi i dy bombave në një rrugë në qytetin jugor Kandahar, ka vdekur një përson dhe janë plagosur katër të tjerë.

Policia ka njoftuar se shpërthimi i parë e kishte në cak një makinë të policisë ku ka mbetur i vdekur një polic e dy të tjerë janë plagosur, derisa nga shpërthimi i dytë që ka ngjarë pak minuta më vonë, janë plagosur edhe dy oficerë të tjerë.
XS
SM
MD
LG