Ndërlidhjet

Seperatistët pranojnë se po i mbajnë katër vëzhgues të OSBE-së


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësi i vetshpallur i seperatistëve në qytetin Slovyansk në lindje të Ukrainës, Vyacheslav Ponomaryov, thotë se katër vëzhguesit të cilët janë zhdukur në fillim të kësaj jave, janë duke u mbajtur nga rebelët pro-rusë.

Interfax citon Ponomaryov të ketë thënë së vëzhguesit e marrë nga seperatistët që nga 26 maji, janë në gjendje të mirë.

Ponomaryov ka theksuar se ekipi i vëzhguesve në përbërjen e të cilit janë një danez, një turk, një zviverane dhe një estonez, do të lirohen së shpejti.

Përmes një deklarate të lëshuar të mërkurën, shefi i OSBE-së Didier Burkhalter, ka theksuar se mbajtja e vëzhguesve nga seperatistët, nuk mund të tolerohet.

Burkhalter ka kërkuar që vëzhguesit e misionit të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Në fund të prillit, një ekip prej shtatë vëzhguesve të OSBE-së ishin rrëmbyer në Ukrainën lindore për tu liruar në fillim të muajit maj.
XS
SM
MD
LG