Ndërlidhjet

Policia kërkon ata që e mbytën vajzën me gurë


Pamje nga vrasja e Ferzana Parveen

Pamje nga vrasja e Ferzana Parveen

Policia pakistaneze është në kërkim të përsonave të cilët e kanë vrarë një grua shtatzënë duke e gjuajtur me gurë për shkak të martesës së saj pa pëlqimin e familjes.

Ferzana Parveen, 25 vjeçare dhe burri i saj, janë sulmuar nga një turmë prej dhjetra personash duke përfshirë edhe të afërm të saj, jashtë objektit të një gjykate në Lahore më 27 maj.

Çifti kishte shkuar në gjykatë për ta kundërshtuar një ankesë penale të paraqitur nga familja e saj e cila pretendonte se Ferzana ishte rrëmbyer nga burri i saj.

Burri i Farzanës thotë se policia nuk bënë asgjë për ta ndaluar gjuajtjen me gurë.

Farzana është varrosur më 28 maj.

Babai i saj është arrestuar menjëherë pas vrasjes.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay i ka bërë thirrje qeverisë pakistaneze që të ndërmarrë masa urgjente dhe ti japin fund vrasjeve të ashtuquajtura për nderë, në Pakistan.
XS
SM
MD
LG