Ndërlidhjet

logo-print

Themelohet Unioni Ekonomik Euroaziatik


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e Rusisë, Kazakistanit dhe Bjelloruisë gjatë një takimi në Astana e kanë nënshkruar traktatin për krijimin e Unionit Ekonomik Euroaziatik, që do të udhëhiqet nga Rusia.

Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kazak Nursultan Nazarbaev dhe presidenti bjellorus Alyksandr Lukasheno ,parasheh themelimin dhe funksionimin e këtij unioni që nga 1 janari i vitit 2015.

Me këtë traktat, tarifat doganore do të jenë të unifikuara.

Kritikët thonë se krijimi i bllokut tregtar është një përpjekje nga Moska për të ri-krijuar Unionin Sovjetik, gjë të cilën e ka hedhur poshtë Putini.
XS
SM
MD
LG