Ndërlidhjet

Motrat dhunohen, vriten dhe varen në një pemë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Indi i ka arrestuar tre persona të dyshuar se i kanë përdhunuar në grup dy motra dhe më pas i kanë varur ato në një pemë në një fshat verior.

Dy nga të arrestuarit janë policë.

Fshatarët i kanë gjetur trupat e dy vajzave, njëra 14 e tjetra 16 vjeç, të varura në një pemë.

Autopsia ka treguar se të dy vajzat ishin përdhunuar para se të myteshin e të vareshin në pemë.

Udhëheqësi i policisë lokale është suspenduar në ditën kur familja e vajzave u ankua se vajzat u ishin zhdukur.

Dhuna seksuale në Indi ka qenë në fokus të opinionit publik në Indi e sidomos nga vitit 2012 kur nga një grup ishte dhunuar një studente në një autobus në Neë Delhi.

Ky rast kishte shkaktuar protesta masive për çka edhe janë ashpërsuar dënimet në Indi.
XS
SM
MD
LG