Ndërlidhjet

Protestuesit kërkojnë lirimin e ish-kryeparlamentarit kirgiz


Ilustrim

Ilustrim

Qindra mbështetës të ish-kryeparlamentarit të Kirgizisë Akmatvbel Heldibekov, e kanë bllokuar një rrugë kryesore në qytetin Osh teksa po kërkojnë që ai të lirohet nga paraburgimi.

Rreth 300 protestuesit e mbledhur e kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale nuk kanë mundur ti bindin protestuesist që ta lirojnë rrugën.

Kolonë e madhe është krijuar në të dy anët e rrugës.

Keldibekov është në paraburgim si i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe për keqpërdorim të financave gjatë kohës sa po e drejtonte Fondin Social të Kirgizisë.

Keldibekov është anëtar i partisë Ata-Jurt, ndërsa në periudhën 2010-2011 ka qenë kryeparlamentar i Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG