Ndërlidhjet

Ministri turkmen e viziton Afganistanin


U.S. -- Turkmen Foreign Minister Rashid Meredov addresses the general debate of the sixty-seventh session of the General Assembly at the UN in New York, September 27, 2012
U.S. -- Turkmen Foreign Minister Rashid Meredov addresses the general debate of the sixty-seventh session of the General Assembly at the UN in New York, September 27, 2012
Ministri i jashtëm i Turmenistanit, Rashid Meredov, e ka realizuar një vizitë të papritur në Afganistan pas vrasjes së tri rojeve kufitare turkmene.

Zyra për informim e ministrit i cili njëherazi është edhe zëvendëskryeministër, përmes një kumtese të lëshaur, ka bërë me dije se Meredov është takuar me presidentin Hamid Karzai dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas kumtesës, Meredov dhe zyrtarët afganë, kanë diskutuar për bashkëpunimin dypalësh në energji, transport dhe sfera humanitare, por edhe për bashkëpunimin në mes të dy ministrive të jashtme.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët afganë kanë njoftuar se tri toje kufitare turkmene janë vrarë nga kryengritësit në krahinën veriore Fariab, e cila kufizohet me Turkmenistanin.
XS
SM
MD
LG