Ndërlidhjet

Një e treta e popullsisë në botë mbi peshë


Ilustrim
Ilustrim
Sipas një studimi të publikuar sot, pothaujse një e treta e popullatës në botë është mbi peshë.

Studimi është publikuar sot në buletinin mjekësor “The Lacent”, ndërsa hulumtuesit i kanë shqyrtuar të dhënat nga 188 shtete dhe atë që nga viti 1980 e deri në vitin 2013.

Ata kanë gjetur se 2.1 miliardë njerëz në gjithë botën janë të shëndoshë ose mbi peshë.

Kjo shifër 33 vjet më herët, ka qëndruar në 857 milion.

Personat me më së shumti mbi peshë janë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Në këto dy vende, gati 60 për qind e meshkujve dhe 65 për qind e femrave janë mbi peshë.

13 për qind e popullësisë në Shtetet e Bashkuara, sipas të njëjtit raport, janë mbi peshë.

Kina, India, Rusia dhe Pakistani janë gjithashtu në mesin e dhjetë shteteve me popullësinë që kanë më së shumti mbi peshë.

Personat që kanë mbi peshë janë të prirur që të kenë sëmundje kardiovaskulare, kancer, diabet e sëmundje të veshkave.
XS
SM
MD
LG