Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë nga sulmet në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Një seri sulmesh në Irak, që nga dita e djeshme, ka lënë të vrarë së paku 60 persona.

Shumica e tyre kanë ndodhur mbrëmë vonë dhe në orët e para të ditës së sotme.

Sulmi më vdekjeprurës është shënuar në lagjen Kadimia të Bagdadit, ku nga shpërthimi i makinës bombë kanë humbur jetën së paku 16 persona dhe janë plagosur 52 të tjerë.

Përveç në kryeqytet, sulme ka pasur edhe në qytetin e Mosulit.

Vetëm këtë vit, dhuna sektare në Irak ka vrarë mbi 4,000 persona.
XS
SM
MD
LG