Ndërlidhjet

Java e Tolerancës: Feja, si ndërmjetës për paqen


Ghazi bin Muhammad ligjëron në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Ghazi bin Muhammad ligjëron në Prishtinë

Në kudër të javës së Tolerancës dhe Pajtimit që promovon dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Kosovë, princi i Jordanisë Ghazi bin Muhammad ka mbajtur të enjten një ligjëratë në Prishtinë me temën “Dashuria në Kur’anin e shenjtë”.

Princi i Jordanisë Ghazi bin Muhammad është profesor i Filozofisë Islame dhe njëherësh është i njohur si aktivit i marrëdhënieve ndërfetare dhe tolerancës.

Ai, duke folur në gjuhën arabe, citonte pjesë të Kuranit, duke e quajtur atë "libër të dashurisë" dhe thoshte se njerëzit shpesh nuk e dinë këtë dhe nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

"E para, dashuria të mundëson të mposhtësh dhimbjen. Patjetër, secili prej nesh do të vdesë. Dashuria do ta mposhtë dhimbjen e vdekjes, që do të vijë për të gjithë ne. E dyta, nëse je i lumtur dhe i kënaqur, atëherë nuk ka lumturi pa dashuri", ka thënë princi i Jordanisë.

Organizimi i Javës së Tolerancës është platforma e dytë ndërkombëtare. Në këtë konferencë të nivelit ndërkombëtar po marrin pjesë mbi 150 personalitete fetare, teologë dhe studiues nga bota për të diskutuar marrëdhëniet për fenë dhe politikën, veçmas avancimin e dialogut ndërfetar si formë e zhvillimit demokratik.

Duke cituar princin e Jordanisë kur kishte folur për fenë para Kombeve të Bashkuara, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga theksoi se nuk duhet të abuzohet me fenë.

Keqpërdorimi apo abuzimi i fesë mund të shkaktojë orvatje botërore, derisa fetë mund të jenë një mjet për ta ndërmjetësuar në paqen botërore. Shërimi nga ky problem duhet të vijë nga vet religjioni. Religjionet duhet të jenë pjesë e zgjidhjeve e jo e problemit”, ka thënë Jahjaga.

Autoritet në Kosovë gjatë kësaj jave kanë mbajtur një sërë aktivitetesh të cilat kanë pasur për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin rreth tolerancës, pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore mes besimeve të ndryshme fetare në Kosovë.

Toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa ndërmjet qytetarëve, gjatë javës së tolerancës dhe pajtimit është thënë se është vlera mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës dhe që është shndërruar në faktor paqeje e qëndrueshmërie në rajon e më gjerë.

Islami është feja mbizotëruese e popullsisë me shumicë shqiptare, komunitetit boshnjak, goran dhe turk, dhe disa anëtarë të minoriteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë.
XS
SM
MD
LG