Ndërlidhjet

Ish-myftiu i Bosnjes kandidon për president


Ilustrim

Ilustrim

Ish-myftiu i madh i Bosnjes Mustafa Ceriq, ka njoftuar se do të kandidojë për ulësen boshnjake në presidencën tre palëshe të Bosnjës.

Zgjedhjet presidenciale në këtë vend, do të mbahen më 8 tetor.

Kleriku me ndikim në Bosnje ka thënë se do të kandidojë si i pavarur.

DY ulëset e tjera në presidencë, janë të rezervuara për një kroat dhe një serb.

Kleriku i cili ka dhënë dorëheqje në vitin 2012 pasi e ka udhëhequr për 19 vite komunitetin islamik të Bosnjes, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë “shansi i fundit” për t’iu dhënë fund grindjeve kronike etnike midis boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnjes.

Marrëveshja e Dejtonit e cila i ka dhënë fund luftës së viteve 1992-1995, e ka ndarë këtë vend në Federatën Boshnjake Kroate dhe Republikën Serbe.

Rivali kryesor i klerikut, pritet të jetë Bakir Izetbegoviq, anëtar aktual i presidencës trepalëshe.
XS
SM
MD
LG