Ndërlidhjet

Aeroplani i zhdukur nuk gjendet në Oqeanin Indian


Ilustrim
Ilustrim
Autrialia ka hedhur poshtë zërat që thonë se destinacioni i fundit ku mund të ketë rënë aeroplani i zhdukur i Malajzia Airlines, është në Oqeani Indian.

Autoritetet australiane kanë njoftuar të enjten se një robot zhytës i ka përfunduar kërkimet në zonën ku është pretenduar se mund të ketë shenja të aeroplanit të zhdukur.

Fotografimi i shtatit të detit, sipas tyre do të vazhdoj me shpresën që do të gjindet ndonjë shenjë e aeroplanit të zhdukur.

Fluturimi me numër MH370 i cili i kishte 239 persona në bord, është zhdukur më 8 mars teksa po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Asnjë gjurmë e aeroplanit nuk është gjetur dhe nuk ka asnjë shpjegim për zhdukjen e tij.

Por, zyrtarët kanë arritur në përfundim se aeroplani ka përfunduar në veriperënim të qytetit australian Perth.
XS
SM
MD
LG