Ndërlidhjet

Afganistan: Disa viktima në incidente të ndara


Afganistan
Afganistan
Një pjesëtar i forcës së NATO-s në Afganistan është vrarë dhe 15 ushtarë të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i helikopterit në jug të këtij vendi.

Zyrtarët kanë thënë se aksidenti ka ndodhur pasi helikopteri aksidentalisht ka goditur një antenë të komunikimeve.

Ndërkohë, shpërthimet e bombave në anë të rrugës kanë vrarë së paku tre persona.

Në provincën Jovzjan, bomba ka goditur makinën e shefit të inteligjencës lokale, duke vrarë atë dhe rojën e tij.

Në Kandahar, ndërkohë, bombat kanë vrarë një polic dhe kanë plagosur katër të tjerë.
XS
SM
MD
LG